The Brain-Changing Benefits of Exercise | Wendy Suzuki | TED

The Brain-Changing Benefits of Exercise | Wendy Suzuki | TED

TED

0:00 Translator: Alisa Isufaj Reviewer: Edona Qoqaj

0:12 Çfarë nëse ju them juve, se ishte diçka që ju mund ta bënit tani

0:16 që do të ishte i menjëhershëm, përfitimi pozitiv për trurin tuaj.

0:20 Duke përfshirë disponimin dhe fokusin tuaj?

0:24 Dhe cfarë nese ju them juve se gjëja e njëjtë mund të zgjasë për shumë kohë

0:29 dhe do ta mbroj trurin tuaj nga gjendjet e ndryshme

0:32 si depresioni, sëmundja e Alzheimer-it ose çmenduria.

0:36 Do ta bënit ju këtë?

0:37 Po!

0:38 Une jam duke folur rreth efekteve të jashtëzakonshme të aktivitetit fizik.

0:43 Thjeshtë duke lëvizur trupin tuaj,

0:46 të menjëhershme, të qëndrueshme dhe përfitime mbrojtëse për trurin tuaj

0:51 Dhe kjo mund të zgjasë për tërë pjesën e mbetur të jetës suaj.

0:54 Kështu që, ajo cfare dua të bej sot është të ju tregoj juve një histori

0:57 rreth asaj si unë kam përdor njohuritë e mia të thella për neuroshkencë,

1:02 si profesoreshë e neuroshkencës,

1:03 që në thelb kam bërë një eksperiment në veten time

1:06 në të cilin unë kam zbuluar shkencën themelore

1:09 pse ushtrimi është gjëja më transformuese

1:12 që ti mund të bësh për trurin tuaj sot.

1:15 Tani, si një neuroshkencëtare, unë e di se truri jonë,

1:19 që është një gjë në kokën tonë tani,

1:22 është struktura më komplekse e njohur për njerëzimin.

1:26 Por, është një gjë për të folur për trurin,

1:29 dhe një tjetër për ta parë atë.

1:31 Pra ja këtu është një tru i vërtetë i ruajtur i njeriut.

1:34 edhe do të ilustroj dy zonat kyçe për të cilat do të iu flasë sot.

1:38 E para është korteksi prefrontal, menjëherë prapa ballit,

1:42 që luan rol në vendimarrje, përqendrim, vëmendje dhe në personalitetin tuaj.

1:48 Zona e dytë kyçe është e lokalizuar në lobin temporal, që tregohet këtu.

1:53 Kemi lobin e djathtë dhe të majtë të zonës temporale

1:56 dhe thellë në lobin temporal është struktura kyçe

1:59 kyçe për aftësite tuaja

2:01 për t'i formësuar dhe për t'i mbajtur në memorien afatgjate,

2:04 faktet dhe ngjarjet.

2:05 Dhe kjo strukturë është hipokampusi.

2:08 Kështu, gjithmonë kam qenë e magjepsur nga roli i hipokampusit.

2:12 Si është e mundur që një ngjarje të zgjatë vetëm një moment,

2:16 si thuash, puthja juaj e parë,

2:19 ose momenti kur fëmija juaj i parë ishte lindur,

2:22 mund të formojne kujtime që ndryshojnë trurin tuaj,

2:26 dhe mund të zgjasin një jetë të tërë?

2:28 Kjo, është ajo që dua t'a kuptojë.

2:30 Doja të filloja të inçizoja aktivitetin e qelizave individuale të trurit

2:35 në hipokampus se si tek ne subjektet formohen kujtime të reja

2:39 Dhe në thelb me e provu që me i deshifru shperthimet e vogla të aktivitetit

2:44 elektrik, si neuronet komunikojnë me njëra-tjetrën,

2:47 si këto shperthime të vogla na mundësojnë për me formu kujtime të reja.

2:52 Por, disa vjet më vonë, unë bëra diçka të pazakontë në shkencë.

2:56 Si profesoresh e neuroshkencës,

2:58 Vendosa që me e ndërru komplet programin tim hulumtues.

3:01 Sepse unë hasa në diçka që ishte e mrekullueshme,

3:07 në një fuqi që ndryshon shumë jetë

3:09 dhe vendosa ta studioj atë.

3:11 Unë zbulova dhe përjetova efektet e ushtrimeve në ndryshim të trurit.

3:16 Dhe e bëra këtë në një mënyre krejtësisht të habitshme.

3:20 Në fakt isha në kulmin e gjithë punës rreth kujtesës që po e bëja,

3:24 të dhënat po hidheshin,

3:27 Une po bëhësha e njohur në fushen time për punën time rreth memories

3:31 Ishte diçka e mrekullueshme.

3:33 Ishte, shkencore.

3:34 Por, kur nxora kokën jashtë derës së laboratorit

3:38 Vërejta diçka.

3:40 Unë nuk kisha jetë shoqërore.

3:42 Unë shpenzova shumë kohë në këto qeliza nervore

3:45 në një dhomë të errët, e vetme.

3:47 (të qeshura) Unë nuk lëviza trupin time fare.

3:51 Une kisha shtuar 11.3 kg.

3:54 Dhe me mori shumë vite për ta realizuar,

3:57 une isha e mjerë.

3:58 Dhe nuk doja të isha e tillë.

4:00 Dhe isha në një udhëtim me anije e vetme, pasi nuk kisha shoqeri.

4:04 Dhe u ktheva prapë.

4:06 (të qeshura) mendova, "Oh Zot, unë isha, personi me i dobët në këtë udhëtim".

4:10 Dhe u ktheva me një mision

4:12 dhe thashë: "Unë kurrë nuk do të ndihem përsëri si një person i dobët

4:15 në një udhëtim me anije përgjatë lumit.

4:17 Dhe kjo më bëri që të shkoj në palestër.

4:19 Dhe u fokusova në tipin A të personalitetit

4:22 dhe shkova në të gjitha ushtrimet që i kisha në palestër

4:25 Provova gjithçka.

4:27 isha në kikboks, vallëzim, joga, bëja ecje.

4:29 dhe fillimisht ishte shumë e vëshirë.

4:32 Por, vërejta që pas ushtrimeve që më djersitnin shumë,

4:37 Kam pasur ngritje të madhe të disponimit dhe energjisë.

4:41 Dhe kjo më ka shty që me e vazhdu palestrën.

4:44 Fillova të ndjehem më e fuqishme.

4:47 Fillova, të ndihem më mirë, unë tashmë i kisha humbur 11 kg.

4:50 Dhe tani, pas një përparimi të shpejtë për një vit e gjysëm në këtë program

4:55 ushtrimesh vërejta diçka që me të vërtetë me

4:57 bëri të ulem dhe t'i kushtoj vemendje.

4:59 Unë isha e ulur në tryezën time, duke shkruar një bursë kërkimore,

5:03 dhe një mendim me përshkoj mendjen

5:06 dhe nuk e kishte përshkuar kurrë mendjen time më parë.

5:08 Dhe ky mendim ishte,

5:09 "Gee, shkrimi i burses po shkon mirë sot".

5:13 Dhe të gjithë shkencëtarët

5:15 (të qeshura) po, të gjithë shkencëtarët qeshnin sa herë e thoja atë

5:18 sepse shkrimi i bursës kurrë nuk me shkon mirë

5:21 Ishte shumë e vështirë: isha gjithmonë duke i tërhek flokët,

5:24 duke u munduar të dal me atë ide fituese milionëshe.

5:27 Por, e kuptova shkrimi i bursës po shkonte mirë,

5:29 sepse isha në gjendje të përqendrohem dhe të mbaj vemendjen time

5:33 për më gjatë se sa mund ta bëja më parë.

5:36 Dhe memoria ime afatgjate që u mundova ta studioj në laboratorin tim

5:39 dukej që ishte tash e përmirësuar tek unë.

5:43 Dhe kjo ishte arsyeja që i organizova bashkë ushtrimet.

5:45 Ndoshta gjithë ato ushtrime që i përfshiva dhe i shtova në jetën time

5:50 po ndryshonin trurin tim.

5:51 Ndoshta po eksperimentoja me veten time, pa dijenin time.

5:55 Pra, si një neuroshkencëtare kurioze,

5:57 hulumtova në literaturë për me pa se çka dimë rreth kësaj,

6:00 rreth efekteve të ushtrimeve në tru.

6:03 Ajo çka gjeta ishte një literaturë që për mua ishte tejet emocionuese

6:06 që në thelb tregonte gjithçka që kam vërejtur tek vetja ime.

6:10 Disponim më i mirë.

6:11 energji më e madhe, kujtesë dhe vemendje më të lartë.

6:15 Dhe sa më shumë lexova,

6:18 aq më shumë kuptova sa ishin të fuqishme ushtrimet.

6:20 Që perfundimisht më qoj tek vendimi i madh

6:23 për të zhvendosur plotësisht fokusin tim për hulumtime.

6:27 Dhe tani, pas disa vitesh fokusim në këtë pyetje,

6:32 kam ardh në një përfundim:

6:35 që ushtrimet janë gjëja më transformuese

6:39 që ju mund të bëni për trurin tuaj sot

6:41 për tri arsyet vijuese.

6:43 Numer një: ka efekte të menjëhershme për trurin tuaj.

6:47 Një stërvitje e vetme që ju bëni

6:50 rrit menjëherë nivelet e neurotransmetuesve

6:53 si dopaminës, serotoninës, dhe neuroadrenalinës.

6:57 Kjo do të rrisë disponimin tuaj menjëherë pas asaj stervitjeje

7:00 ishte pikërisht ajo çka ndjeja.

7:02 Laboratori im tregoi se një stërvitje e vetme

7:05 mund të përmirësoj dhe zhvendos aftësinë dhe përqendrimin tuaj,

7:08 dhe ky përmirësim i përqendrimit do të jetë të paktën për dy orë.

7:12 Dhe së fundmi, studimet kanë treguar

7:14 se një stërvitje e vetme do të përmirësojë shpejtësinë tuaj të reagimit

7:17 që në thelb do të thotë

7:18 se do të jeni më të shpejtë në kapjen e asaj gote Starbucks

7:21 që bie nga banaku,

7:23 gjë që është, shumë e rëndësishme.

7:25 (të qeshura) Por, këto efekte të menjëhershme janë të përkohshme.

7:29 Ajo çka duhet ju të bëni është pikërisht ajo çka bëra unë

7:32 ndryshoni regjimin tuaj të ushtrimeve, rritni funksionin kardio-respirator,

7:36 që të arrini efekte afatgjata.

7:38 Dhe këto efekte janë afatgjata

7:41 sepse ushtrimet ndryshojnë anatominë aktuale të trurit,

7:43 si dhe fiziologjinë dhe funksionin.

7:47 Le të fillojmë me zonën time favorite të trurit, hipokampusin.

7:50 Hipokampusi ose stërvitja në të vërtetë prodhon qeliza të reja nervore,

7:57 qelizat e reja nervore në hipokampus, rrisin vëllimin e tij

8:02 si dhe përmiresojnë kujtesën tuaj afatgjate, në rregull?

8:07 Dhe kjo ju përfshin juve dhe mua.

8:09 Numër dy: gjetja më e zakonshme në studimet e neuroshkencës,

8:14 duke parë efektet afatgjata të ushtrimeve,

8:17 funksionimi i përmirësuar i vemendjes, varet nga korteksi prefrontal.

8:21 Ju jo vetem që fitoni përqendrim dhe vëmendje më të mirë,

8:24 por vëllimi i hipokampusit rritet gjithashtu.

8:27 Dhe së fundi,

8:28 jo vetëm që arrini efekte të menjëhershme të disponimit me ushtrime

8:31 por këto zgjasin për një kohë të gjatë.

8:33 Kështu, ju fitoni rritje të qëndrueshme të këtyre neurotransmetuesve.

8:39 Por, realisht gjëja më transformuese që ushtrimet mund të bëjnë

8:44 janë efektet e tyre mbrojtëse në trurin tuaj.

8:47 Këtu mund të mendoni në lidhje me trurin si muskul.

8:50 Sa më shumë që po ushtroni,

8:52 aq më shumë po rritet dhe po fuqizohet hipokampusi dhe korteksi prefrontal.

8:56 Pse është kjo e rëndësishme?

8:58 Sepse korteksi prefrontal dhe hipokampusi

9:02 janë dy zonat më së shumti të ndjeshme ndaj sëmundjeve neurodegjeneruese

9:06 dhe rënies normale kognitive gjatë plakjës.

9:10 Kështu me rritjen e ushtrimeve gjatë jetës tuaj,

9:14 nuk do të kurosh çmendurinë ose sëmundjen e Alzheimerit,

9:17 por, ajo që do të bësh është që do të krijosh

9:20 hipokampus më të forte, më të madh, e njëjta vlen edhe për korteksin prefrontal

9:24 kështu, këtyre sëmundjeve i'u duhet shumë kohë për të pasur ndonjë efekt.

9:27 Ju mund te mendoni për ushtrime, për këtë arsye,

9:31 si një 401K që rrit fuqinë e trurit tuaj, mirë?

9:39 Pra, kjo është pika ku të gjithë thonë,

9:43 "Kjo tingëllon kaq interesante, Wendy,

9:45 por, vërtetë dua të di vetem një gjë.

9:47 Dhe kjo është, të më thuash, sasinë minimale të stërvitjeve

9:51 Unë kam nëvojë për të gjitha këto ndryshime."

9:53 (të qeshura) Dhe kështu do të ta them përgjigjen e kësaj pyetje.

9:57 Së pari, një lajm i mirë: nuk keni pse të bëheni nje triatlet për të fituar këto

10:01 efekte.

10:01 Rregulli i madh është që ju duhet të bëni tre deri në katër herë në javë

10:05 ushtrime.

10:06 Minimumi 30 minuta një seancë stërvitore,

10:09 dhe duhet të këtë ushtrime aerobike brenda stërvitjës.

10:11 Ajo është, ta ngrisësh ritmin e zemrës

10:14 Dhe lajmi i mirë është, nuk ke pse të shkosh në palestër

10:17 që të shpenzosh shumë.

10:19 Shto një shetitje shtesë gjatë ecjes.

10:21 Ju shikoni shkallët, ecni aty.

10:24 Dhe zbrazja e energjisë mund të jetë po aq e mirë sa klasa e aerobikës

10:29 që do të merrje në palestër.

10:31 Kështu kam levizur nga pionere e kujtesës

10:35 në eksploruese të ushtrimeve.

10:37 Nga studimet e thella rreth trurit

10:41 në përpjekjen për të kuptuar se si ushtrimet përmirësojne funksionin e trurit

10:48 është të shkoj përtej këtij rregulli të madh që sapo ju dhashë

10:54 Dua të kuptoj metoden optimale të ushtrimeve

10:57 për ju, në moshën tuaj, në nivelin tuaj të fitnesit,

11:02 për prejardhjen tuaj gjenetike,

11:08 dhe gjithashtu për të përmirësuar dhe mbrojtur më mirë trurin tuaj

11:15 Por, është tjeter të flasim për stërvitje, dhe është tjetër ta bësh atë.

11:19 Kështu që unë do të perdor fuqinë

11:21 time si një instruktore e çertifikuar ushtrimesh,

11:23 të kërkoj nga të gjithë të ngriheni në këmbë.

11:26 të qeshura) Ne do të bëjmë vetëm një minutë stërvitje.

11:29 Quhet thirrje-përgjigje, vetem bëni çfarë bëjë unë, thuani çka them unë,

11:32 dhe keni kujdes që të mos e goditni, personin pranë jush, në rregull?

11:35 Muzikë!

11:36 (muzikë më e shpejtë)

11:38 pese, gjashte, shtate,tete, djathtas, majtas, djathtas, majtas.

11:43 Dhe them, tani jam e fortë.

11:48 Le t’ju ​​dëgjoj juve

11:49 Audienca: Unë jam i fortë tani.

11:52 Wendy Suzuki: Zonja, une jam gruaja e fortë e mrekullueshme.

11:56 Le t’ju ​​dëgjoj juve!

11:57 Audienca: une jam gruaja e fortë e mrekullueshme.

12:00 Lëvizja e re- grusht nga poshtë, djathtas, majtas.

12:03 Jam frymëzuar tani, thoni këtë!

12:06 Audienca: jam i inspiruar tani.

12:10 Lëvizja e fundit: tërhiqe dorën,

12:11 nga majtë në të djathtë, nga majtë në të djathtë.

12:14 Unë them, kam marr flakë tani!

12:17 Thuajeni këtë.

12:18 Audienca: kam marr flakë tani.

12:22 Përfundoj!

12:22 Në rregull, punë e mirë!

12:24 (Duartrokitje) Faleminderit!

12:31 Unë dua ta lë me një porosi të fundit.

12:34 Dhe kjo është, bëjeni stërvitjen pjesë të jetës tuaj

12:37 jo vetem që do t'i shtoj lumturi jetës tuaj dhe ta bëjë më të sigurtë atë,

12:42 por do të mbrojë trurin tuaj nga sëmundjet e pashërueshme.

12:47 Dhe në këtë mënyrë do t'i jap kahje tjetër jetës tuaj

12:52 për të mirë.

12:53 Faleminderit shumë!

12:55 (Duartrokitje) Faleminderit!

12:59 (Duartrokitje)

Study with Looplines Download Captions Watch on YouTube