Grit: The Power of Passion and Perseverance | Angela Lee Duckworth | TED
TED
0:00 Translator: Aida Musai Reviewer: Helena Bedalli
0:14 Kur isha 27 vjeç,
0:14 hoqa dore nga nje pozicion vertet sfidues si konsulente manaxheriale
0:18 per te filluar nje pune edhe me sfiduese: mesimdhenien.
0:22 Shkova t'u mesoja matematike klasave te shtata
0:25 ne shkollat publike te New York-ut.
0:27 Si cdo mesues une u beja kuize dhe teste.
0:31 U jepja detyra shtepie.
0:32 Kur m'i dorezonin ato, une vendosja notat.
0:36 Ajo qe me ra ne sy ishte se kuocienti i inteligjences nuk ishte
0:41 ndryshimi i vetem mes nxenesve te mire dhe atyre te dobet.
0:44 Disa prej me te mireve
0:47 nuk kishin marre pike maksimale ne testin e kuocientit.
0:49 Ndersa disa prej nxenesve me te zgjuar, nuk shkonin aq mire.
0:54 Kjo me beri te mendoj.
0:56 Gjerat qe mesohen ne matematiken e klases se shtate,
0:59 epo ato jane te veshtira: thyesat, presjet,
1:02 siperfaqia e nje paralelogrami.
1:04 Por keto nuk jane koncepte te pamundura,
1:07 dhe une isha plotesisht e bindur se nxenesit e mi
1:11 mund t'i pervetesonin ato
1:13 nese punonin fort duke i dedikuar kohen e mjaftueshme.
1:16 Pas disa viteve ne mesimdhenie,
1:19 arrita ne konkluzionin se ajo qe i nevojitet sistemit shkollor
1:22 eshte te kuptoje me mire nxenesit dhe mesimdhenien
1:26 nga kendveshtrimi motivacional, nga kendveshtrimi psikologjik.
1:31 Ne sistemin tone, gjeja qe arrijme te masim me me shume sukses
1:36 eshte kuocienti i inteligjences, por, po sikur suksesi ne shkolle e ne jete
1:42 te varej nga dicka me e madhe
1:44 se sa aftesia per te mesuar shpejt dhe me lehtesi?
1:48 Keshtu une braktisa klasen,
1:49 dhe shkova ne universitet per t'u bere psikologe.
1:53 Fillova te studioj femijet dhe te rriturit
1:55 ne ambiente te ndryshme shume sfiduese,
1:58 dhe ne cdo studim pyetja qe beja ishte,
2:01 kush eshte me i suksesshem ketu, dhe pse?
2:04 Skuadra ime e kerkuesve dhe une shkuan ne West Point Military Academy.
2:08 U perpoqem te parashikonim se cilet prej kadeteve
2:10 do t'i rezistonte stervitjes ushtarake dhe cilet do t'a braktisnin ate.
2:14 Shkuam tek National Spelling Bee (konkurs germezimi)
2:16 dhe provuam te gjenim cilet prej femijeve do te qendronin
2:19 me gjate ne gare.
2:21 Ne studiuam mesues ne vitin e tyre te pare
2:23 qe punonin ne lagje te veshtira, per te kuptuar
2:26 cilet prej tyre do te vazhdonin te jepnin mesim
2:29 ne fund te vitit te pare,
2:31 dhe cilet prej tyre do te ishin me te zote
2:34 ne permiresimin e notave te nxenesve te tyre?
2:37 Lidhem partneritet me kompani private, per te kuptuar
2:39 cilet prej shitesve do te arrinin te mbanin punen e tyre?
2:42 Dhe cilet do te fitonin me shume prej saj?
2:44 Ne keto kontekste kaq te ndryshme,
2:47 pame se ekzistonte nje karakteristike
2:49 per te parashikuar suksesin.
2:52 Nuk behet fjale per inteligjencen sociale.
2:54 Nuk ishte pamja e bukur, shendeti, dhe as kuocienti.
2:59 Behej fjale per kuraje.
3:01 Kuraje do te thote pasion dhe kembengulje ne arritjen e objektivave afatgjate.
3:06 Kuraje do te thote te jesh i qendrueshem,
3:08 Kuraje do te thote t'i qendrosh besnik te ardhmes
3:13 jo vetem per nje jave, apo nje muaj,
3:16 por per vite me rradhe, duke punuar fort
3:20 per t'a shnderruar te ardhmen ne realitet.
3:22 Kuraje do te thote t'a jetosh jeten si nje maratone, dhe jo si nje sprint.
3:27 Disa vjet me pare fillova te studioj kurajon
3:30 ne shkollat publike te Chicagos.
3:32 I kerkova mijera vitparistave ne shkollat e mesme
3:35 te plotesonin pyetesore mbi kurajon,
3:37 dhe prita me shume nje vit
3:39 per te pare se cilet prej tyre do te diplomoheshin.
3:41 Rezultoi se femijet me me shume kuraje
3:43 kishin me shume mundesi diplomimi,
3:46 edhe ne rastin kur i masja ata ne cdo karakteristike te matshme,
3:50 si per shembull te ardhurat e familjes,
3:52 rezultatet e testeve standarde,
3:55 madje edhe ne lidhje me sigurine qe ndjenin femijet ne ambientin skollor.
3:59 Kuraja nuk eshte e rendesishme vetem ne
4:02 West Point apo ne konkursin e germezimit.
4:04 Por edhe ne shkolle,
4:05 sidomos per femijet qe rrezikojne t'a braktisin ate.
4:09 Per mua fakti me shokues ne lidhje me kurajen
4:11 eshte se ne dime shume pak,
4:14 shkenca di shume pak, mbi menyren se si ajo krijohet.
4:16 Cdo dite prinder e mesues me pyesin,
4:19 "Si mund t'i bej femijet me kurajoze?
4:21 Si mund t'i mesoj femijeve nje etike te forte pune?
4:24 Si t'ia bej per t'i mbajtur te motivuar ne afatgjate?"
4:27 Pergjigja ime e sinqerte eshte, Nuk e di.
4:31 (te qeshura) Ajo qe di eshte se talenti nuk te ben kurajoz.
4:35 Te dhenat tona tregojne shume qarte
4:37 se ka shume individe te talentuar
4:39 te cilet nuk perkushtohen ne maksimum.
4:43 Ne fakt, te dhenat thone se kuraja nuk eshte e lidhur,
4:47 madje eshte ne perpjestim te zhdrejte me talentin.
4:52 Deri sot, ideja me e mire qe kam degjuar ne lidhje me krijimin e kurajes
4:56 eshte dicka e quajtur "mendesia e rritjes".
4:59 Kjo eshte nje ide e zhvilluar ne Stanford University
5:01 nga Carol Dweck, dhe ka te beje me besimin
5:04 se aftesia per te mesuar nuk eshte kostante,
5:08 por mund te ndryshoje ne baze te perpjekjeve.
5:11 Dr.
5:11 Dweck ka treguar se kur femijet lexojne dhe mesojne
5:14 se truri ndryshon dhe rritet
5:17 ne baze te sfidave qe kalon,
5:19 ata jane shume me te prirur te kembengulin pas deshtimeve,
5:23 sepse ata nuk besojne se deshtimi
5:26 eshte nje gjendje e pandryshueshme.
5:28 Mendesia e rritjes eshte nje ide e mire per te krijuar kuraje.
5:32 Por na duhet me shume.
5:34 Pikerisht ketu une do ndal fjalimin tim,
5:36 sepse ne ndodhemi ketu.
5:37 Kjo eshte puna qe na pret.
5:40 Duhet te gjejme idete me te mira, gjetjet me bindese,
5:44 dhe pastaj t'i testojme ato.
5:46 Duhet te masim a ishim te sukseshem,
5:49 dhe duhet te jemi te gatshem te deshtojme, te gabojme,
5:52 t'ia rinisim me mesimet e marra.
5:55 Me fjale te tjera, duhet te kemi kuraje
5:59 qe t'u japim femijeve me shume kuraje.
6:02 Faleminderit (duartrokitje)