The single biggest reason why start-ups succeed | Bill Gross | TED
TED
0:00 Translator: Luan Morina Reviewer: Helena Bedalli
0:12 Jam vërtetë i eksituar për të ndarë me ju
0:14 disa hulumtime që më kanë befasuar
0:17 për atë se çfarë i bën kompanitë t'ia dalin,
0:20 çfarë faktorë vërtetë kanë rëndësi për suksesin fillestar.
0:25 Besoj që organizatat startup
0:27 janë një nga format më të medha për të bërë botën më të mirë.
0:31 nëse merrni një grup njerëzish me kapitalin e duhur nxitës
0:34 dhe i organizoni si startup,
0:36 ju mund të gjeni potencialin human në një mënyrë të pamundur më parë.
0:40 Ju i shtyni ata të arrijnë gjëra të pabesueshme.
0:43 Por, nëse një startup është i shkëlqyeshëm,
0:45 pse shumë dështojnë?
0:47 Këtë doja të zbuloja edhe unë.
0:48 Doja të mësoja se çfarë ka rëndësi më së shumti
0:51 për suksesin e tyre.
0:52 Dhe dëshiroja të isha sistematik rreth kësaj,
0:54 Të shmang disa nga instiktet e mija dhe keq-perceptimet që kisha
0:57 nga aq shumë kompani që kam parë ndër vite.
1:00 Dëshiroja të dija këtë
1:01 sepse kam filluar biznese që kur isha 12 vjeç
1:04 kur shisja sheqerka në stacion autobusësh në fillore,
1:07 në të mesmen, kur bëja pajisje energjie diellore,
1:09 në kolegj kur bëja zërues.
1:11 Dhe kur u diplomova nga kolegji, nisa kompani softuerike.
1:14 Dhe para 20 viteve, nisa Idealab,
1:16 dhe në këto 20 vite kemi nisur më shumë se 100 kompani,
1:19 me shumë suksese dhe shumë dështime.
1:21 Ne mësuam shumë nga këto dështime.
1:23 Prandaj provova të gjeja cilët faktorë
1:26 ndikonin më së shumti në suksesin dhe dështimin e kompanisë.
1:29 Prandaj i shikova këta pesë.
1:31 Së pari, ideja.
1:32 Mendoja që ideja ishte gjithshka.
1:34 Emërova kompaninë time Idealab se shumë adhuroja
1:36 "aha!" momentin kur ju lind së pari ideja.
1:39 Me kalimin e kohës,
1:40 fillova të mendoja që ndoshta skuadra, ekzekutimi, përshtatja,
1:43 kishin më shumë rëndësi se ideja.
1:46 Kurrë nuk mendova se do ta citoja boksierin Mike Tyson në TED,
1:50 por ai njëherë kishte thënë,
1:52 "Gjithsecili ka një plan, derisa grushtohen në fytyrë." (Të qeshura)
1:56 Dhe mendoj që kjo vlen edhe për biznesin.
1:59 Sa rëndësi ka ekzekutimi i skuadrës
2:02 aq rëndësi ka edhe adaptimi për tu grushtuar në fytyrë nga konsumatori.
2:05 Konsumatori është realiteti.
2:07 Dhe kam ardhur në përfundim
2:09 që skuadra ndoshta ishte gjëja më e rëndësishme
2:12 Pastaj fillova të shikoj modelin e biznesit.
2:14 A ka kompania rrugë të qartë drejt gjenerimit të të ardhurave nga konsumatorët
2:17 Kjo më ngjiti në krye të mendimit tim
2:19 për ndoshta çka kishte nevojë më së shumti për sukses.
2:21 Pastaj shikova financimin.
2:23 Nganjëherë kompanitë marrin shuma të tendsoura financimi.
2:25 Ndoshta kjo është më e rëndësishme?
2:27 Dhe sigurisht, koha.
2:29 A është ideja e hershme dhe bota e papërgatitur për të?
2:32 A është herët, sikur, jeni në parakohe dhe duhet të mësoni botën?
2:35 A është e drejtë?
2:36 Apo a është tepër vonë, dhe tanimë ka shumë konkurrentë?
2:39 Kështu që provova të shikoj me kujdes këta pesë faktorë
2:41 nëpër shumë kompani.
2:42 Shikova nëpër të 100 kompanitë e Idealab,
2:45 dhe 100 kompani jo-Idealab
2:46 të provoj të gjej diçka shkencore rreth kësaj.
2:49 Së pari, këto kompanitë Idealab,
2:51 pesë kompanitë kryesore— Citysearch, CarsDirect, GoTo, NetZero, Tickets.com—
2:57 të gjitha u bënë suksese miliardëshe.
2:59 Dhe pesë kompanitë në fund—
3:01 Z.com, Insider Pages, MyLife, Desktop Factory, Peoplelink—
3:03 të githë kishim shpresa për to, por nuk ia dolën.
3:06 Provova të rendit atributet e të gjitha këtyre
3:09 si ndjehesha se kishin pasur sukses në secilin dimension.
3:13 Dhe pastaj për kompanitë jo-Idealab, shikova në sukseset e egra,
3:16 sikur Airbnb dhe Instagram dhe Uber dhe Youtube dhe LinkedIn.
3:20 Dhe disa dështime: Webvan, Kozmo, Pets.com
3:23 Flooz dhe Friendster.
3:24 Këto kompani kishin fonde të mëdha,
3:26 edhe modele biznesore në disa raste,
3:28 por nuk ia dolën.
3:29 Provova të shikoj se cilët faktorë kishin më shumë rëndësi
3:32 për suksesin dhe dështimin e këtyre kompanive,
3:35 dhe rezultati vërtetë më befasoi.
3:37 Gjëja e parë ishte koha.
3:39 Koha llogaritej 42% e diferencës ndërmjet suksesit e dështimit.
3:44 Vendin e dyte e kishte ekipi dhe ekzekutimi,
3:46 dhe ideja, ndryshueshmëria e idesë, veçantia e idesë,
3:50 zinte vendin e trete.
3:51 Tani, kjo nuk është definitive,
3:53 S'mund të themi që ideja është e parëndësishme,
3:56 por, vërtetë më ka befasuar që ideja nuk ishte më e rëndësishmja.
3:59 Nganjëherë ishte më e rëndësishme kur ishte në kohë.
4:02 Dy të fundit, modeli biznesor dhe financimi kishin kuptim për mua.
4:05 Modeli biznesor ka kuptim të jetë aq i ulët
4:08 sepse kur niseni pa një model biznesor
4:10 e shtoni një më vonë nëse konsumatorët e kërkojnë ate çfarë po krijoni.
4:13 Dhe financimi, mendoj,
4:15 nëse jeni të nën-financiuar në fillim por fitoni vëmendje,
4:18 sidomos në ditët e sotme,
4:19 është shumë lehtë të gjeni financim.
4:21 Tani, le të shohim disa raste specifike rreth këtyre.
4:24 Të marrim një sukses si Airbnb për të cilin kemi dëgjuar te gjithe.
4:27 Ajo kompani është anashkaluar nga shumë investitorë të mençur
4:30 sepse njerëzit mendonin,
4:31 "Askush s'do të lëshonte me qira shtëpinë për të huajt."
4:34 Sigurisht, njerëzit ishin gabim.
4:36 Por, një nga arsyet pse pati sukses,
4:38 përpos modelit të mirë biznesor, idesë, ekzekutimit të mirë,
4:41 është koha.
4:42 Kompania u shfaq menjëherë në kohën e recensionit
4:45 kur njerëzit kishin nevojë për para,
4:47 dhe kjo ndihmoi ata të tejkalojnë
4:48 hezitimin e tyre për të huazuar shtëpinë një të panjohuri.
4:51 E njëjta gjë me Uber.
4:52 Uber u shfaq, kompani e model biznesor i pabesueshëm,
4:56 ekzekutim i shkëlqyeshëm.
4:57 Por, koha ishte aq e përkryer
4:58 për nevojën e tyre të sjellnin vozitës në sistem.
5:00 Vozitësit kërkonin te fitonin më shumë para; kjo ishte shumë e rëndësishme.
5:03 Një nga sukseset fillestare, Citysearch, u shfaq kur njerëzit kerkonin ueb-faqe.
5:07 GoTo.com, të cilën e lajmëruam nën TED më 1998,
5:10 ishte kur kompanitë po kërkonin mënyra me kosto-efektive për marre trafik.
5:13 Menduam që ideja ishte e mirë,
5:15 por, koha ishte ndoshta edhe më e rëndësishme.
5:17 Dhe disa nga dështimet tona.
5:19 Ne nisëm një kompani të quajtur Z.com, ishte kompani argëtuese online.
5:22 Ishim të emocionuar për të—
5:24 Mblodhëm mjaft para, kishim model biznesor të mirë,
5:26 e rekrutuam talente të mëdha Hollywoodi për tu bashkuar me kompaninë.
5:29 Por, broadband penetrimi ishte i ulët më 1999-2000.
5:32 Ishte zor të shikoje përmbajtje video online,
5:34 duhej të vendosje codecs në browserin tuaj e gjera të ngjashme,
5:37 dhe kompania doli nga biznesi më 2003.
5:39 Vetëm dy vjet më vonë,
5:41 kur problemi i codec-ëve u rregullua me Adobe Flash
5:43 dhe kur penetrimi broadband u rrit 50% në Amerikë,
5:47 YouTube ishte në kohë të përkryer.
5:49 Ide, por edhe kohë e pabesueshme.
5:51 Në fakt, YouTube as nuk kishte model biznesor kur kishte nisur.
5:54 Nuk ishte as e sigurt që do t'ia dilte.
5:57 Por, kishte gjetur për bukuri kohën.
5:59 Pra, si përmbledhje, është që ekzekutimi ka shumë rëndësi.
6:03 Ideja ka shumë rëndësi.
6:04 Por, koha e duhur edhe më shumë.
6:06 E mënyra më e mirë për të përcaktuar kohën
6:08 është të shikojmë nëse konsumatorët janë gati
6:11 për atë çfarë ju ofrojmë.
6:12 Dhe nëse jemi të sinqertë për këtë,
6:14 të mos jemi në mohim për rezultatet që i shihni,
6:16 sepse nëse keni diçka që doni ju dëshironi ta shtyni para,
6:20 por, ju duhet të jeni shumë të sinqertë, për faktorin e kohës.
6:23 Siç e ceka më lart
6:24 mendoj që startup-ët mund të ndryshojnë botën, ta bëjnë vend më të mirë.
6:27 Shpresoj që disa nga këto
6:28 mund t'ju ndihmojnë ju të keni një përqindje më të madhe suksesi,
6:31 dhe bëjnë diçka të shkëlqyeshme të vijë në botë
6:33 që s'do të ndodhnin ndryshe.
6:35 Shumë faleminderit ishit audiencë e mrekullueshme.
6:37 (Duartrokitje)